Analistët Milaim Zeka dhe Jeta Krasniqi diskutuan sot në emisionin ‘Breaking’ takimin e Albin Kurtit me presidentin Vuçiç në kuadër të dialogut Kososvë-Serbi.
Zeka iu kthye Krasniqit duke i thënë se ti je zëdhënëse e Albin Kurtit ndërsa Krasniqi i u kthye duke u shprehur se është gazetare dhe se Zeka është zëdhënës i PDK.
Diskutimi:
Zeka: Takimi me Vuçiçin është lakuriqësia e Albin Kurtit, ky ka mbledhur sekte fetare të cilët besojnë atë çfarë thotë Kurti. Është një sistem si Enver Hoxha i kishte shpërlarë trurin për 50 vjet shqiptarëve.
Krasniqi: Ky është takimi i parë i Kurtit me Vuçiçin, Albin Kurtit i beson 50% e shqiptarëve. Ka pasur ndryshime të mëdha të Kurtit në politikë.
Zeka: Jeta po flet si një analiste e Albin Kurtit dhe jo si gazetare.
Krasniqi: Unë jam gazetare e pavarur, unë nuk të kam thënë ty se je zëdhënës i PDK-s.
Zeka: Unë ku bëj analizë bëj, analizë por pa e përmendur emrin tim. Jeta e di që ne jemi para aktit të kryer ose e pranojmë asocacionin, Albini ka qenë kundër dialogut dhe bisedimet me Serbinë. Ai e ka akuzuar Thaçin se pse po qesh kur ti nuk duhet të buzëqeshësh por ti hash me dhëmb Vuçiçn me Bernabiç. Amerikanët do ta shndërrojnë Kurtin si lepurush ose do pranoj marrëveshjen ose do ikë nga pushteti.
Diskutime rreth kësaj post