Avokati i njohur Altin Goxhaj pretendon se zgjedhjet në Partinë Demokratike po manipulohen. Sipas Goxhajt, kjo gjë del zbuluar nga shifrat e publikuara nga PD për anëtarët që kanë votuar.
Postimi i Goxhajt:
“Mashtrimi Basha-Gjana (duke iu referuar batutës idiote Rama-Doshi, pasi në të vërtetë është “Rama i Sorosit” njësoj si “Lyli i Soros”):
Jemin Gjana: “Për 5 orë, 23.536 anëtarë kanë votuar në 76 qendra votimi”
Pra 23.536votues : 76qendra : 5orë = 1 votues në minutë për qendër.
Pra sikur të gjithë votuesit të mbanin radhë të pandërprerë te dera dhe votimi të ishte i pandërprerë pa asnjë pauzë, vetë koha e paraqitjes (10-15sek), identifikimit(20-40sek), shkuarja në dhomën e fshehtë (20-30sek), paraqitja në kutinë e votimit (10-15sek), zgjat mesatarisht më shumë se 60 sekonda. Pra presupozuam se anëtari as nuk vonohet duke bërë muhabet koridoreve, në sallë me komisionerët, me shoqërinë, por njësoj si gjermanët kryen punë!
Në fakt ka një braktisje aq të madhe të qendrave të votimit sa as 4.000 vetë s’janë paraqitur në 76 qendrat e votimit dmth as 5-6%.. Por Jemini mund tia fusi bashkë me zarat e tjerë të Lylit si të dojë shifrave se s’ka kush e ndalon.. Ju kam thënë javë më parë:
MOS NUMËRONI VOTAT POR VOTUESIT, SE ATY RRËZOHEN ZGJEDHJET!
Të njëjtat fjalë kam thënë 100% në Korrik 2017 (Basha-Selami) por njësoj si të flasësh me muret”.-shprehet Goxhaj.
Diskutime rreth kësaj post