Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka uruar ditëlindjen e 30-të të partisë socialiste me me një video nga momentet që kanë ‘shënjuar’ në këtë parti.
Balla thotë se PS është “forca kryesore politike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrim europian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social”.
“Sukseset tona më të mëdha s’mund t’i kemi kurrë pas”, thuhet në videon e postuar nga Balla.
Postimi i plotë:
“12 Qershor
Gëzuar ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste, forca kryesore politike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrim europian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.
Mirënjohje të gjithë themeluesve kurajozë, të cilët më 12 Qershor 1991 i dhanë Shqipërisë një forcë politike, e cila në këto 30 vite ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë
Mirënjohje të gjithë anëtarësisë, patronazhistëve, mbështetësve tanë për kontributin e pazëvendësueshëm në çdo fitore tonën elektorale.”-shkruan Balla.
Video:
Diskutime rreth kësaj post