Me anë të një mesazhi në rrjetin social Facebook ish-Ministri i Financave Arben Malaj, ka reaguar në 30 vjetorin e Partisë Socialiste, ditë kur do të mbahet edhe Kongresi i PS.Malaj, përveçse është bërë nostalgjik ka lëshuar edhe paralajmërime të forta për socialistët.
“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë socialistët, dhe mbështetësit e tyre që me vizion, sakrificë dhe përkushtim 30 vjet më parë themeluan Partinë Socialiste e cila ka rrënjë të spikatura në tranzicionin e vështirë shqiptar, përballë një opozite që në vitet e vështira 1991 -1997 u bë forca politike më antidemokratike, e cila pushoi dhe persekutoi shumë socialistë”, shkruan ndër të tjera Malaj.
Sipas tij, PS duhet të vazhdojë të jetë partia politike më frymëzuese, demokratike, transparente dhe e përgjegjshme, partia ku mendimi ndryshe dhe bashkëjetesa duhet të inspirohen, nxiten, mbështeten dhe jo te vriten nga lufta e brendëshme për pasuri dhe pushtet absolut tëpak idividëve ne kupolën drejtuese të saj.
“PS duhet të ruhet si sytë e ballit nga nepotizmi, babëzia, arroganca, korrupsioni dhe kapja e shtetit. PS duhet të kishte mbetur dhe duhet të jetë përfaqësuesia e denjë e 99% të njerëzve të popullit të saj dhe jo shërbëtore e 0,01% që përfaqësojnë disa politikanë dhe oligarkë të pakënaqur me fitimet varfëronjese të popullit të tyre.
Mirënjohje e përzemërt, e pakushtëzuar dhe e përjetshme për socialistët që në 1991 më frymëzuan për t’u bashkuar me Partinë Socialiste. Per secilin prej tyre që më mbështetën dhe shprehën mirënjohje për udhëtimin time jo vetëm në këto 30 vite dhe jo vetëm në mandatet partiake apo politike.
Krenar me mirënjohjen që ndiej çdo ditë nga njerëzit e vendit tim dhe socialistët e thjeshtë dhe të ndershëm për dashurinë, përkushtimin dhe profesionalizmin me të cilin ju kam shërbyer në çdo mandat që ata më besua”, shkruan më tej Malaj.
Diskutime rreth kësaj post