Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka folur pas votimit dhe shpalljes së Shqipërisë me 175 vota pro, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë në OKB. Ministrja tha se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme dhe historike jo vetëm për maxhorancën në qeveri, por për të gjithë Shqipërinë.
Ministrja deklaroi se e kemi merituar pasi kemi marrë më shumë vota se pritshmëria, duke shtuar se diplomatët e angazhuar në këtë proces, do bëjnë gjithçka që vendi ynë të angazhohet dhe të ketë kontribut në këtë proces.
Deklarata e Xhackës:
“Pjesëmarrja jonë si anëtare jo e përhershme këto dy vite në Këshillin e Sigurisë në OKB është një mundësi për të vendosur marrëdhënie me vende të tjera që për shkak të kufizimeve gjeografike apo për shkak të diplomacisë nuk i kemi pasur më parë. Shqipëria ka bërë shumë mirë në Rajon duke qenë shtysë për stabilitetin, duke qenë një urë lidhëse për marrëdhëniet e paqta. Kjo është mundësi e jashtëzakonshme për vendin jo për maxhorancën. Është mundësi e mrekullueshme për shqiptarët sepse s’e kemi pasur asnjë mundësinë, është një ngjarje e jashtëzakonshme. Shqipëria do jetë pjesë e Këshillit të Sigurisë për të përcaktuar axhendën globale sa i takon paqes dhe sigurisë. Jemi me pozitë gjeografike të favorshme dhe të rëndësishme, kyçe dhe për vende të tjera, për Rajonin. Shqipëria plotësisht e ka merituar këtë votim, nga 117 vota që ishte minimumi dhe nga 132 të pritshme morën 175 vota dhe duke qenë se ka marrë më tepër se pritshmëria, është tregues i vlerësimit të politikës sonë të jashtme. E meritojmë dhe diplomatët e angazhuar në këtë moment të rëndësishëm do bëjnë maksimumin që Shqipëria të ketë një kontribut të qenësishëm në këtë process”, tha Xhaçka.
Diskutime rreth kësaj post