Gazetari Klodian Tomorri ku u shpreh se lista non grata do të jetë më e gjerë dhe se nuk do të ketë vetëm politikanë. Tomorri u shpreh se nëse ky proces vijon rajoni do të shkoj në Bashkimin Europian.
Deklarta e Tomorrit:
“Në fakt janë dhënë disa sinjale nga SHBA-të që lista e personave që do shpallen non-grata do të jetë më e gjerë se sa thjesht me politikanë. Flitet që ka përfaqësues biznesi, mediave dhe sipas informacioneve ata janë përfshirë në korrupsion apo në projekte, veprimtari që cenojnë sigurinë e rajonit dhe SHBA. E njëjta gjë do të shtrihet në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe kjo është një tregues se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur të merren seriozisht me Ballkanin Perëndimor sepse ka pasur një periudhë konkretisht ajo nën drejtimin e Donald Trump ku merreshin më shumë me problemet e brendshme. Por me drejtimin e Biden, është vendosur që Ballkani Perëndimor të mos mbetet më peng i korrupsionit e cila prej 30 vitesh e mban rajonin larg BE dhe në standarde të ulëta duke mos lejuar progresin për shkak të aferave. Të shpresojmë të ketë nisur një plan për të çliruar Ballkanin që i gjithë rajoni të shkojë aty ku e meriton, pra në BE. Shpresojmë që ka nisur ky proces për ta çliruar rajonin nga tranzicioni i stërzgjatur”, u shpreh Tomorri.
Diskutime rreth kësaj post