Dritat e Krishtlindjeve ngadalësojnë internetin
Të gjithë presim me padurim muajin dhjetor për të vendosur pemën e Krishtlindjeve dhe për të ndezur dritat. Por zbukurimet festive kanë një anë të keqe. Sipas rregullatorit britanik Ofcom, ndërhyrja elektrike nga dritat e pemës së Krishtlindjeve ngadalëson shpejtësinë e Wi-Fi.
Ofcom ka krijuar një aplikacion që monitoron shpejtësinë e internetit me valë dhe pajisjet që ngadalësojnë internetin. Sipas këtij rregullatori, pajisjet elektronike si mikrovala, llambat elektrike, bokset, dritat e pemës së Krishtlindjeve etj ngadalësojnë internetin me valë.
Ofcom rekomandon që routeri të vendoset sa më larg këtyre pajisjeve elektronike (të paktën 3 metra larg) në mënyrë që mos të ngadalësohet interneti.
Diskutime rreth kësaj post