Ish-ministri Arben Malaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai ka folur për Kongresin e Partisë Socialiste, që do të mbahet ditën e shtunë në stadiumin Air Albania. Ish-Ministri ka kritikuar ashpër Rilindjen për mbledhjen e Kongresit në stadium, duke nënvizuar faktin që Kongresi nuk është festë por një ngjarje e rëndësishme për partinë.
“Sepse fjala Kongres dallon nga fjala festë. Mbledhja e Kongresit ka një rëndësi të madhe për partinë. E treta, rilindasit janë të fokusuar më shumë te festimet sesa te përgjegjësitë. Siç e kam theksuar, në ndjekjen e kujdesshme që bëj, nuk e gjej në asnjë vend tjetër. Këtë nuk e gjej as te Partia Komuniste e Kinës që përfaqëson 1.4 miliardë banorë që nuk bëjnë kongrese në stadium”, tha Malaj.
Më tej ish-socialisti shtoi se qëllimi i vërtetë për t’u mbledhur në stadium nuk kanë qenë rregullat anti-Covid, siç mundohen ta justifikojnë figurat pranë PS-së, sepse po të ishte kjo arsyeja, atëherë do ta mbanin online.
“Nëse do bëhej për anti-Co.vid mund të bëhej në Webinar. Ti dëgjon, ndërsa në stadium ti vetëm brohoret. Kot lodhen disa figura pranë PS për të justifikuar domosdoshmërinë e mbajtjes së Kongresit në stadium. Nuk e di cila është arsyeja e mbajtjes së Kongresit në stadium. Na bëka një Kongres të jashtëzakonshëm në stadiumin Kombëtar. Kam dhembshuri për socialistët e thjeshtë. Duhet një reagim i shoqerisë. Modeli i pushteteve absolute është një model që e gërryen demokracinë”, theksoi Malaj.
Në fund, Malaj nuk e kurseu ironitë me ‘Rilindasit’, teksa u pyet nëse ka ndonjë këshillë për PS-në. Ai tha se është kohë e humbur t’i japësh këshilla atyre që s’kanë veshë.
“E para mbi të gjitha, ne duhet të kemi respekt për kohën. Ti japim këshilla atyre që i kanë veshët e mbyllur, është kohë e humbur“, deklaroi Malaj.
Diskutime rreth kësaj post