Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të jetë në sigurinë e 400 agjentëve të Shërbimit Sekret, të cilët janë drejtpërdrejt të angazhuar për mbrojtjen e tij dhe do kontrollojnë gjithçka gjatë vizitës së tij 8 ditore në Evropë.
Sipas mediave britanike, për sigurinë e tij do të kujdesen më shumë se 5000 policë dhe pjesëtarë të shërbimit sekret, që gjithashtu janë të angazhuar për sigurimin gjatë samitit te G7-ës.
Hotelet ku Biden do të qëndrojë janë rezervuar pothuajse tërësisht në një rreze prej 30 miljesh të samitit, ndërsa 400 anëtarët e Shërbimit Sekret të SHBA-së, si dhe stafi tjetër, kanë marrë shtëpi të mëdha për të qëndruar brenda.
Në momentin që u konfirmua pjesëmarrja e Presidentit në samitin jashtë SHBA-së, fillimisht para se të shkonte Biden shkuan agjentët e Shërbimit Sekret amerikan të cilët kontrolluan çdo aspekt të sigurisë, nga pusetat e kanalizimit e deri te aeroplanët që lëviznin në qiell mbi vendin ku do të qëndrojë ai.
Diskutime rreth kësaj post