Ai është një ndër deputetët e Kuvendit që në jo pak raste është vënë në qendër të vëmendjes mediatike në lidhje me deklaratat e tij.
I tillë ishte dhe fjalimi i sotëm që deputeti opozitar Selami Jenisheri ka bërë në foltoren e Kuvendit, ku po votohet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Jenishehri teksa foli për vjedhjen e zgjedhjeve, bëri një gafë dhe tha se koalicioni i tij do iu dalë zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit
“Koalicion ynë, i drejtuar nga deputeti Kujtim Gjuzi, i është drejtuar Komisionit të Zgjedhjeve për mos të pasur pasoja të tilla për vjedhjet dhe është anashkaluar. Nuk është dhënë përgjigje. Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Do iu dalim zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit. Emigrantët nuk mund t’i blihet votat.”, – tha Jenisheri.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post