Ish-deputeti Gjetan Gjetani, i cili u largua nga Partia Socialiste dhe iu bashkua Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka bërë publike votën e tij kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.
Sot Kuvendi u mblodh posaçërisht për shkarkimin e kreut të shtetit. Më herët, u miratua me 104 vota pro, 7 kundër dhe 2 abestim, raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës.
“Për herë te parë, në historine e pluralizmit në Shqipëri shkohet në shkarkimin e një Presidenti! Turp për të gjthë ata që e dirigjuan këtë proçes! Vota ime është transparente, kundër shkarkimit të Presidentit!” -shkruan Gjetan Gjetani në rrjete sociale.
Diskutime rreth kësaj post