Deputeti Taulant Balla ka folur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ai tha se Ilir Meta ka humbur dhe unitetin e opozitës. Balla sfidoi dhe deputetët duke iu kërkuar që ta bindin se a e përfaqëson sot unitetin kombëtar Ilir Meta.
“Pas fjalës së zotit Murrizi, nuk do të hyja në replikë për shumë nga arti që tha, të jeni të sigurt se deputetët e PS-së e kanë mbështetur në këtë Komision Hetimor Parlamentar, unë jam shumë krenar që asnjëherë grupi i PS-së nuk ka çeduar. Edhe për shkak të viteve të gjata të njohjes, edhe unë jam i keqardhur që Ilir Meta nuk u soll si president republike.
Unë jam një prej atyre deputetëve që kanë votuar pro Ilir Metës, le të më thotë njëri ndër ju që Ilir Meta përfaqëson sot unitetin kombëtar. Nëse ndonjëri më bind që Ilir Meta përfaqëson unitetin e popullit, bujrum, unë mendoj se pas 25 Prillit, Ilir Meta ka humbur dhe unitetin e opozitës.
Halli i Lulit nuk është shkarkimi i Metës si president, pasi halli i Lulit është se mos i shkon Meta si kandidat për kryetar në PD. Me keqardhje deklaroj se një freshistin tonë e mbrojtën sot dy ballistë, Ilir Meta po e përfundon karrierën e tij duke e mbrojtur Balli Kombëtar.
Meqë presidenti kishte thërritur sot ansamblin e Dibrës për ti bërë karshillëk Kuvendit, shpresoj që ansambli mos ti ketë kënduar këngën e Hajredin Pashës. Më vjen keq që PD nuk ka mbajtur një qëndrim që i bën nder Shqipërisë”, – tha ndër të tjera Ballla.
Diskutime rreth kësaj post