Në një kohë që Shqipëria po bëhet gati për të pritur turistët, disa nga qytetet bregdetare po përballen me krime të rënda. Në 8 ditët e para të këtij muaji kanë ndodhur gjithsej 7 vrasje. 3 prej tyre kanë qenë atentate të tipit mafioz e që ende nuk janë zbardhur nga policia.
Gazetari investigativ Artan Hoxha teksa ka risjellë deklaratën e fortë të kryeministrit Rama për bandat ku tha që “të hanë kokën e njëri-tjetrit” kërkon që kreu i qeverisë të dalë dhe një herë dhe të bëjë thirrje që të mbajë dorën.
Postimi i Hoxhës:
“13 nentor 2018….
Dhemb per dhemb, por ti prape “kokat hengshin” the…
Ja ta degjuan keshillen o komandant.
Por meqe u the:
“Ta hanë kokën e njeri-tjetrit, dhe sa herë te hanë kokën e njëri-tjetrit, unë nuk ndjej absolutisht asnjë gjë tjetër, përveç se marrim frymë thellë. Kështu që kur të hanë kokën e njëri-tjetrit, hëngshin kokat e njëri-tjetrit, dhe mos u ngopshin duke ngrënë kokat e njeri-tjetrit”…
Taksirat e ke, dil dhe njehere, se “ata” vetem ty te degjojne.
Thuaju qe ta mbajne pak doren.
Ta levizin siguresen, nga varianti me bresheri, te kalojne ne tek e tek, se na moren frymen…
U keputen ne mes varrmihesit e kompanive funerale, duke hapur gropa çdo dite, qe sikur te kishin hapur kanal deri tani, Tirana do te kishte 24 ore uje ne dite.”-shprehet Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post