Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj me tona të ashpra ka sulmuar” drejtpërdrejtë liderin e aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.
Pas takimit me demokratët në Pogradec, Shehaj ka publikuar një video dhe citimin e një qytetari i cili shprehet i zhgënjyer nga Lulzim Basha. Vetë Shehaj thotë se vendimet e tij ishin të gabuara dhe kauzat e lëna përgjysmë. Ai mendon se Basha duhet të largohet pas dështimeve të shumta, por njëkohësisht konstaton dhe vendosmërinë e kryetarit aktual për të mbajtur me zor karrigen, duke mos pasur interes që të ndryshojë asgjë.
Postimi i plotë:
“Me Bashën jam shumë i zhgënjyer. Unë kam qenë në çdo protestë në Tiranë, në çadër dhe kudo. Nuk kam përfituar asnjëherë punë nga PD, e dinë të gjithë. Unë mendoj se ka ardhur koha që lideri të ndryshojë.
Demokratët e thjeshtë do bëjnë bilancin e energjive dhe sakrificave të çuara dëm nga vendimet e gabuara dhe kauzat e lëna përgjysmë nga lidershipi aktual i PD-së. Çdo lider që ka prioritet Partinë Demokratike dhe demokratët do të largohej pas kaq dështimesh. Por lideri i tanishëm do që ta ruajë karrigen përjetësisht dhe nuk do që të ndryshohet asgjë. Është koha që ndryshimin të vendosin demokratët e thjeshtë me votën e tyre më 13 qershor. Partia është e tyre, liderat duhet të vinë dhe të ikin sapo dështojnë.”-shprehet Shehaj.
Video:
Diskutime rreth kësaj post