Politikania kosovare Edita Tahiri ka dalë hapur në mbështetje të mikes së saj, Edith Harxhi, e cila kandidon për postin e kreut të PD-së, në zgjedhjet e 13 qershorit.
Ish-zëvendës kryeministrja e Kosovës, e cilëson Harxhin një femër idealiste që ka kontribuar shumë në ndryshimet demokratike në vitet ’90. Tahiri thotë se Harxhi ka dhënë kontributin e saj në shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke i uruar suksese në misionin e saj të radhës.
“Ka ardhur koha e grave”, thotë zonja Tahiri me anë të një shënimi në rrjete sociale.
Shënimi i Edita Tahirit:
“Me miken time Edith Harxhi, një idealiste dhe pjesëmarrëse në ndryshimet demokratike në vitet e 1990ta në Shqipëri. Ajo dëshmoi përkushtim për çështjen kombëtare dhe në veçanti për shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës ndër vite në cilësinë e saj si zëvendës-Ministre e Punëve të Jashtme e Shqipërisë. Tani kur kandidon për kryetare te PD-se i urojmë shumë suksese, në realizimin e vizionit të saj reformator dhe Euro-Atlantik. Lobi Rajonal i Grave dhe unë si kryetare besojmë se koha është për lidershipin e grave ne vendet tona dhe gjithandej botës.”-shkruan Tahiri.
Diskutime rreth kësaj post