Mbrëmjen e sotme është finalja e emisionit “Në Kurthin e Piter Panit”. I ftuari special është këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj.
Albani ka zbuluar se ka punuar që i vogël, por puna e tij nuk ka pasur aspak lidhje me muzikën. “Kur isha unë i vogël nuk kishim këto kushte që kemi sot. Unë kam shitur çokollata dhe pastaj kam bërë shumë punë të tjera”, u shpreh Albani. Ai ka shtuar se ka punuar dhe si shitës librash, në fabrikë, kamarier, madje dhe infermier..
Diskutime rreth kësaj post