Analisti Frrok Çupi, e konsideron shpalljen ‘non grata’ të ish-presidentit, Sali Berisha nga DASH dhe nisma e mazhorancës për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta zhvillime pozitive për vendin.
Ndërsa deklaratën e kryeministrit Edi Rama, për “Bild” se “anëtarësimi në BE-së, është si në pritje të Godosë”, e sheh si thirrje që i bëri Rama Evropës, “për t’u zgjuar”.
Deklarata e Cupit:
“Evropa ka nevojë për t’u zgjuar herë pas here dhe ajo deklaratë për këtë ishte. Kemi dy dekada, që kur ka filluar procesi i negocimit për në BE dhe thuajse jemi në të njëjtin stad”.-tha Cupi.
Diskutime rreth kësaj post