Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, sheh si kryetar të vetëm në Partinë Demokratike Lulzim Bashën. Ai u detyrua ta bëjë këtë sqarim në rrjetet sociale pas një komenti që i bëri Agron Shehajt, ku i shkruante: “Të priftë e mbara”, duke ju referuar garës në PD.
Menjëherë pas kësaj, Stresi tregoi se ka marrë një telefonatë nga babai i tij që i kërkonte “llogari” për komentin. Reperi qartësoi se për të dhe familjen e tij, PD-ja ka kryetar vetëm Bashën.
“Më mori baba sot në telefon, e gjithë familja. Unë thash çfarë kishte ndodhur? Arkimed ç’është ai shkrim që ke bërë për zotin Agron Shehaj. Unë e kam përkrah Agron Shehajn në zgjedhje. Unë të gjithë i kam shpërndarë, por kjo nuk do të thotë se ne përkrahim Shehajn për kryetar. Ju them portaleve, ju lutem mos shpifni. Ju e dini fort mirë, se vetëm një kryetar ka PD, Lulzim Basha. Unë ju bë thirrje që ta votoni”, shkruan Stresi.
Diskutime rreth kësaj post