Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hungari për një vizitë 2 ditore në Hungari, ku do të takohet me zyrtarët e lartë të shtetit hungarez.
Rama është surprizuar nga futbollisti i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili luan në Hungari me Ferencvaros dhe i ka dhuruar Ramës fanellën e ekipit të tij, por e personalizuar me emrin e kryeministrit.
Postimi i Ramës:
“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë”, shkruan Rama krah fotos me Uzunin.
Diskutime rreth kësaj post