Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj po vijon fushatën nëpër Shqipëri. Shehaj nuk nguron që t’i ndajë këto momente në rrjetet sociale, ku kërkon mbështetjen e të gjithë demokratëve.
Mirëpo, nga të gjithë mbështetësit ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë reperi Stresi, babai i të cilët ka qenë ish-truprojë e Sali Berishës.
Reperi ka komentuar: “Të priftë e mbara”, duke lënë të kuptohet se në këtë garë mbështet Shehajn.
Kujtojmë që Stresi prej vitesh ka deklaruar publikisht se është një ndër përkrahësit më të mëdhenj të Berishës.
Diskutime rreth kësaj post