Analisti Artur Zheji ka folur në lidhje me reklamat e përdorura në fushatë. Zheji theksoi se dyqind vetë më së paku kanë monitoruar fushatën e opozitës dhe kanë pasur në target Bashën.
Artur Zheji: Sipas informacioneve të mia, gjatë fushatë së paku 200 persona kanë monitoruar fushatën e opozitës, duke pasur target kryesor Bashën. Ata donin ta bënin Bashën qesharak, duke tjetërsuar ndonjëherë edhe mesazhin.
Vendosin edhe fjalë në gojën e Bashës, që ai nuk i ka thënë. Dhe, këto video kushtojnë shumë. Rama ka qenë sulmuesi kryesor i Metës dhe Berishës, duke përjashtuar Bashën. Kemi të bëjmë me strukturë menaxheriale, e të bërit fushatë.
Diskutime rreth kësaj post