Samiti i radhës së liderëve të Ballkanit Perëndimorë do të mbahet në datën 10 qershor në Tiranë. Krerët e vendeve fqinje do të mblidhen në Pallatin e Brigadave, ndërsa samiti do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Ky samit konsiderohet tepër i rëndësishëm, pasi ndodh vetëm dy javë përpara vendimit të Bashkimit Europian për çeljen ose jo të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Drejtuesit e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi do të diskutojnë për projektet në rajon të përfituara në kuadër të Procesit të Berlinit, ku i pranishëm do të jetë dhe Krerët e BE.
Kujtojmë se në takimin e mbajtur një vit më parë, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor morën vendimin “për të rritur bashkëpunimin ekonomik në rajon, duke zhvilluar Tregun e Përbashkët Rajonal, bazuar në standardet dhe rregullat e Bashkimit Evropian, për të rritur atraktivitetin dhe konkurrencën e rajonit dhe për të sjellë rajonin më afër tregjeve të Bashkimit Evropian”.
Diskutime rreth kësaj post