Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Hungari me në fokus ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë. Ndërkohë si pasojë e kësaj vizite, Rama nuk ka mundur të presë në takim kreun e Kuvendit të Kosovës, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.
“Budapest – Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, – shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post