Tre të moshuar nga Pogradeci i kanë kërkuar drejtësi në vend ambasadores amerikane Yuri Kim teksa ajo po kalonte pranë tyre tek Pedonalja e qytetit bashkë me kryeprokurorin Olsian Çela.
“Duam drejtësi”, shprehen ata duke kërkuar edhe nga Zoti ndihmë për arritjen e këtij objektivi.
Kim ishte bashkë me Kryeprokurorin Olsian Çela sot në Pogradec duke deklaruar nga andej se duhen hetuar medoemos krimet zgjedhore gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.
Diskutime rreth kësaj post