Avokati Altin Goxhaj ka paralajmëruar zhvillime të forta këtë javë në Shqipëri. Sipas tij, ka filluar përshkallëzimi i dhunës dhe represionit.
Postimi i Goxhajt
“A ju thamë dje? Që këtë javë fillon përshkallëzimi i dhunës dhe represionit qeveritar në kuadër të Axhendës Soros për Shpopullimin e Shqipërisë?
Pas 20 ditësh protesta në fshatin Lumas për të drejtën e jetës, për të drejtën qindra vjeçare të ujit të tyre, për të drejtën për të jetuar në shtëpitë e tyre, Qeveria lëshon si zagarë milicët serb të Policisë së Veliut dhe Çiçit me shkopa gome dhe grushta e shkelma, duke i rëmmbyer banorët dhe plasur nëpër qeli! Tani fillon Ferri, do ju marrë malli për 8 vjetët e shkuara!
“Protesta e banorëve në fshatin Lumas ka vijuar edhe ditën e sotme dhe përplasjet me policinë nuk kanë munguar. Banorët po protestojnë prej 20 ditësh pasi nuk duan që t’u merret uji nga burimi i Sinecit pasi sipas tyre ky është burimi i vetëm i ujit. Gjatë ditës së sotme protesta ka degjeneruar në dhunë nga ana e policisë dhe përleshje fizike. Sipas banorëve, disa prej protestuesve janë lënduar dhe disa të të tjerë janë shoqëruar me forcë për në Komisariatin e Policisë. Sakaq policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje, dhe shoqërimin e protestuesve”. – shkruan Goxhaj.
Diskutime rreth kësaj post