Atdheu ka konfirmuar ndarjen nga Sara që prej ditësh përflitej në media. Shkak u bënë postimet e Sarës, e cila shkruante se ishte beqare dhe se nuk i besonte më askujt.
Atdheu e ka konfirmuar lajmin me një postim në Instastory ku shkruan se ai dhe Sara nuk janë më bashkë dhe flet për dikë të cilin dikur e quante vëlla e sipas tij ia ka punuar pas shpine.
Menjëherë kanë nisur dyshimet se bëhet fjalë për Andin, pasi ai dhe Atdheu e quanin veten vëllezër dhe për më tepër pas ndarjes nga Sara, Andi e Atdheu nuk ndiqen më në rrjete sociale.
“Sqarim për publikun se më kanë ardhur shumë mesazhe, ndjesë për vonesën, por kam pasur disa probleme personale siç e keni kuptuar edhe vetë ndarjen ta quajmë se ishim në njohje e sipër me Sarën.
Po është e vërtetë.
Faleminderit të gjithë ju që na keni mbështetur dhe vazhdoni të na mbështesni, mirënjohës për ju gjithë jetën.
Gjithashtu me këtë do t’ju them që i kam vënë vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë prapa krahëve disa herë, por e kam bërë një sy qorr.
Tani u mbush kupa. Respekt për të gjithë ju”, – shkruan Atdheu.
Diskutime rreth kësaj post