Elseid Hysajt i përfundon kontrata me Napolin më 30 qershor dhe është në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën.
Interesimet në drejtim të mbrojtësit shkodran nuk mungojnë, teksa së fundmi në Angli thuhet se në gjurmët e lojtarit është vendosur edhe Liverpuli. Këta të fundit janë në kërkim të një mbrojtësi krahu më eksperiencë si zëvendësues dhe drejtuesit kanë hedhur sytë nga Hysaj.
Për mbrojtësin e Kombëtares, Liverpuli kishte shfaqur interes edhe në verën e 2018-ës sipas gazetarit italian Alfredo Pedulla, por një marrëveshje asokohe nuk u arrit. Tashmë që Hysajn mund ta marrin falas, te Liverpuli po mendojnë lëvizjen për ta marrë shqiptarin në “Anfield”, për ta vënë nën urdhrat e Klopit. Në rast të transferimit të Hysajt, Liverpuli do i hapte rrugën largimit të talentit Neko Uilliams në huazim, për të marrë më shumë eksperiencë.
Në mediat italiane, kohët e fundit flitet edhe mbi një interesim të Lacios për 27-vjeçarin, si një dëshirë e madhe e trajnerit të ri, Mauricio Sarri, i cili e ka pasur nën urdhrat e tij te Empoli dhe te Napoli.
Diskutime rreth kësaj post