Kryeministri Edi Rama është nisur për një vizitë zyrtare në Hungari. TCH shkruan se pas Hungarisë, kryeministri Rama do të qëndrojë dhe në Bullgari, gjithashtu për një vizitë zyrtare, ndërsa pritet që në Shqipëri vjen të mërkurën, para nisjes së seancës ku pritet të votohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta.
Në këto dy vende Rama pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të ndryshëm në lidhje me marrëdhënien mes vendeve. Kjo vizitë e Ramës në Humgari e Bullgari vjen pas takimeve që Kreu i Qeverisë zhvilloi në Turqi vetëm pak ditë më parë, ku u firmosën një sërë marrëveshjesh.
Diskutime rreth kësaj post