Siç ishte paralajmërsuar, kryetari Kuvendit të Kosovës, Glaug Konjufca, ditën e sotme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë vizitës së tij, kryeparlamentari Konjufca do të pritet fillimisht nga homologu i tij shqiptar, Gramoz Ruçi, më pas do të takohet me presidentin Ilir Meta dhe në fund me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Glauk Konjufcës jashtë vendit që prej momenti kur ka marrë postin e kreut të parlamentit kosovar.
Axhenda e vizitës:
10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi
Vendi: Kryesia e Kuvendit
(Deklaratë për shtyp)
11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Vendi: Presidencë
12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha
Vendi: Selia e PD-së
Diskutime rreth kësaj post