Ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e fundit përsa i përket shembjes së ndërtimeve pa leje që po bëhen në bregdet.
Manjani shprehet në ‘Facebook’ se prishja e ndërtimeve pa leje, do të ishte në fakt një operacion zaptimi, i organizuar për të përzënë pronarët nga pronat e tyre.
Postimi i Manjanit:
“Siç dyshoja, aksioni i shpallur për “patrimin e bregut nga ndërtimet pa leje”, do ishte një operacion zabtimi tokash dhe përzënie e pronarëve nga pronat e tyre. Në fakt mesa kishim parë përgjatë kësaj kohe, ku pandemia na izoloi më së shumti në breg, nuk kishte ndërtime pa leje. Të paktën joa aq masive sa për të shpallur një aksion kombëtar.
Ndërtime masive me leje nga lart ka plot, por jo pa leje.
Nejse, në plazhin e Manastirit nuk na lanë të hyjmë këtë radhë, siç kemi shkuar çdo herë tjetër. Na thanë që do pastrohet se do ndërtojë një investitor aty.
Mendova që pronarët e tokës kanë rënë dakord me ndonjë zhvillues. Por jo, nuk kishte lidhje. Qeveria/bashkia kishte vendosur të përzejë nga prona pronarët e tokës dhe t’ja japë për zhvillim një kompanie të njohur.
U trishtova sepse atë pronë e kanë ruajtur me mish e thonj pronarët.
Gjiri i Manastirit është ndër më të bukurit e Sarandës. Ai shërbim i thjeshtë e i natyrshëm që ofrohej aty nga pronarët e tokës e bënte të frekuentueshëm atë plazh.
Sidoqoftë, nuk jam kundër zhvillimit, por pa asnjë kompromis jam kundër rrëmbimit të pronës pronarëve legjitim.
Vazhdojmë të prodhojmë “ish pronarë”…” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post