Si një nënë e re, Sara Hoxha po përballet me sfida të ndryshme. Ajo ka ndarë ditën e djeshme një foto në makinë ku shihet Poem Blu, në ulësen e saj në sedijen e përparme të makinës.
Mirëpo, fansat e kanë kritikuar dhe këshilluar mos ta bëjë më diçka të tillë sepse kjo është e rrezikshme. Dhe sigurisht ajo i ka dëgjuar këshillat e tyre. Pas mesazheve të shumta, Sara ka reflektuar dhe përmes një statusi në rrjete sociale ka shkruar se këtë e parë shpesh në Gjermani, prandaj ka menduar se nuk ka asnjë gabim dhe thotë se diçka e tillë nuk do ndodhë më.
“Po lexoj disa mesazhe se kjo nuk është e sigurt! Të jem e sinqertë nuk e dija dhe nuk mendova të informohesha pasi kam parë shoqet e mia në Gjermani ta bëjnë dhe e mora për të mirëqenë. Tani që po lexoj këto falënderoj Zotin që nuk ndodhi asgjë dhe kjo nuk do të ndodhë më kurrë!”- shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post