Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se opozita nuk do ta ndalë betejën e saj derisa kryeministri Edi Rama të rrëzohet nga pushteti. Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi tha se PD-ja e bën luftën për të rikthyer demokracinë në vend.
“Nga kjo garë do të dalim më të vendosur për të luftuar me gjithë forcën që kemi deri në largimin e regjimit Rama-Doshi. Për demokracinë, për Shqipërinë dhe për shqiptarët“, shprehet Bardhi.
Deklaratat ai i bëri pas një takimi që kandidati për kryetar në PD, Lulzim Basha pati në Elbasan për fushatë elektorale.
Diskutime rreth kësaj post