Java që nis nesër ka zhvillime të forta politike. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet më datë 9 qershor 2021 për të vendosur për fatin e Presidentit Ilir Meta. Të mërkurën e 9 qershorit, deputetë do të votojnë, për shkarkimin apo jo të Metës.
Të premten, 28 Maj, Komisioni Hetimor i ngritur për Metën, hartoi raportin final me të gjitha shkeljet e pretenduara dhe ia dërgoi atë Kuvendit në mënyrë që të mbahet seanca plenare. Nëse deputetët votojnë pro me shumicë votash raportin e Komisionit Hetimor, atëherë Presidenti i Republikës shkarkohet nga detyra.
Tre ditë pas seancës për shkarkimin e Ilir Metës, në datën 12 qershor Partia Socialiste, në 30-vjetorin e saj mbledh Kongresin ku do të bëhet një analizë e zgjedhjeve të 25 prillit.
Në kahun tjetër, Partia Demokratike më 13 qershor, zgjedh Kryetarin e saj, ku anëtarësia iu drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur mes katër kandidatëve. Në fletën e votimit renditen Fatbardh Kadillin, Edit Harxhin, Agron Shehajn dhe kryetarin në detyrë Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post