Astrologia Laura Bilalli parashikoi sot fatin e ish-konkurrentes së ‘Përputhen’, Tea Trifonit në lidhje me dashurinë. Sipas saj, Tea pas tre muajsh do të jetë në një lidhje, e cila do të zgjasë. Laura u shpreh se djali në fjalë do jetë nga fusha e biznesit.
“Tea nuk është në një lidhje, por për tre muaj do të lidhet. Do të jetë një lidhje e mirë që do të zgjasë, mund të përfundojnë bashkë. Është një lidhje e re, jo me ato të kaluarit. E gjithë varet nga Tea. Më shumë do të jetë pjesë e biznesit dhe do ketë shenjën e Luanit”, u shpreh Laura.
Kjo e fundit tha gjithashtu se ish-konkurrentja e “Për’puthen” është karakter i çuditshëm dhe se di mirë që të shesë veten në pjesën e komunikimit. Laura tha se Tea është shumë detajiste dhe se ka qejf me e pas partnerin më shumë si mik se sa të dashur.
“Ke qejf me qenë dominante në një lidhje”, tha Laura duke iu drejtuar Teas.
Diskutime rreth kësaj post