Një ndër konkurrentet e shumë komentuara të ‘Përputhen +40’ është edhe Gilberta Simoni. Ajo ka bërë disa takime me konkurrentët në studio.
E teksa të gjithë mendonin se do të dilte së bashku me Ilirin nga emisioni, gjërat ndryshuan totalisht. Pasi tashmë ata nuk flasin me njëri-tjetrin, e madje ajo ka zbuluar se tashmë as nuk i intereson ai.
Gilberta është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku bën shumë bashkëbisedime me ndjekësit e shumtë.Së fundmi dikush e ka pyetur Gilbertën se sa i “rëndësishëm është Samiu për të”, me të cilin ka pasur takime. Madje ajo i bëri edhe dhuratën më të bukur, duke i gjetur certifikatën e lindjes së gjyshit.
Duke postuar një foto së bashku me Samiun, Gilberta shkruan: “Është i rëndësishëm”. Gjithashtu mësuesja ka treguar se shpreson që të dalë e përputhur nga emisioni i dashurisë.
Diskutime rreth kësaj post