Këngëtarja Aurela Gaçe reagoi e revoltuar disa ditë më parë në lidhje me një shkrim që po qarkullonte në media rreth shëndetit të saj.
Disa media kishin rikthyer një lajm të para 3 viteve, ku këngëtarja tregonte se kishte bërë një kontroll rutinë të shëndetit të saj në kuadër të kancerit të gjirit. Mirëpo titujt manipulues i bënë fansat e saj të besonin se këngëtarja ishte e sëmurë.
Pavarësisht se ajo e shpjegoi se gëzon shëndet të plotë, fansat ende vazhdojnë t’i shkruajnë dhe t’i urojnë shërim sa më të shpejtë. Pikërisht këto mesazhe e kanë revoltuar sërish Aurelën sot, e cila ka dalë me një reagim të dytë.
Diskutime rreth kësaj post