Festivali i muzikës elektronike “UNUM” ka shkaktuar një kaos dhe trafik kilometrik nga hyrja e Shëngjit deri në zonën e “Ranës së Hedhun”.
Të lodhur nga pandemia dhe të gëzuar që numri i infektimeve u ul në mënyrë drastike duke sjellë heqjen e kufizimeve të forta, një numër i lartë qytetarësh janë drejtuar mbrëmjen e sotme për në zonën turistike për t’u dëfryer. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata.
“ABC News” raporton se radha është 6 km trafik nga hyrja e Shëngjinit për te “Rana e Hedhun”. Festivali do të zgjasë deri të martën.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post