Gjon Muharremaj i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears është një ndër artistët më të komentuar të momentit për shkak të suksesit të padiskutueshëm që pati në Eurovizion duke përfaqësuar Zvicrën.
Këngëtari me origjinë shqiptare arriti të marrë vendin e tretë në festivalin evropian të muzikës.
Ai ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehu në ABC.
Gjon ka treguar se kënga fituese e Italisë nuk ishte e preferuara e tij, ndërsa kënga e Ukrainës po dhe sipas tij ajo këngë është fituese për të.
I pyetur se kush do të ishte këngëtari ose këngëtarja që Shqipëria duhet të çojë në Eurovzion, Gjon’s Tears ka përmendur këngëtaren nga Kosova, Kidën.
“Aurela Gaçe e përfaqëson shumë mirë Shqipërinë. Ndërsa tek këta të rinjtë më pëlqen shumë Kida, kështu që pse jo ta përfaqësojë ajo Shqipërinë në Eurovizion”, – është shprehur Gjon.
Ndër të tjera ai ka treguar se e dëgjon shpesh muzikën shqiptare, sidomos në makinë dhe këngët që i dëgjon me volum të lart janë “Mi Amore” e Ermal Fejzullahut & Kidës dhe “Ngjyra e kuqe” e Adrian Gaçës me Florianin.
Diskutime rreth kësaj post