Anëtari i grupit “Për PD-në”, Edvin Kulluri ka ngritur akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se po ndikon të strukturat e partisë për të sabotuar takimet e kandidatëve të tjerë, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.
Kulluri tha se Basha është bërë “meme” dhe PD-ja nuk mund të ketë Bashën kryetar.
Sipas Kullurit, kryedemokrati ka guxim të madh që rikandidon për kryetar partie, pas humbjeve seriale që ka.
“15 ditë e pamundur që të bësh takime me 75 degë. Para Bashës forumet mblidheshin, ka funksionuar, sot kemi një lider autokrat dhe të paaftë në raport me Berishën që na ka çuar në disa humbje seriale, nuk e di ku e gjen kurajon që të hyjë në garë, mendoj se është rast studimi për të ardhmen. Basha nuk ka një alternativë, Basha me dinjitetin janë si uji me vajin, po ndikon te strukturat për të sabotuar takimet e kandidatëve, në pak degë aty ku Basha ka akoma që ka njeri që beson se ka jetë në mars dhe se Basha mund të vijë në pushtet dhe me këto hile të vogla që është mësuar, për të sabotuar garën. Ne drejtohemi nga një “meme” që nuk është e ardhmja e partisë”, – tha Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post