Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur sot për aksionin e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama dhe që pritet të nisë nga kjo e hënë për prishjen e ndërtimeve pa leje në gjithë zonën bregdetare.
Në reagimin e saj, Ademi është shprehur se duhet mbështetur sezoni turistik, dhe se sipas saj, nuk duhet të merren vendime arbitrare.
Deklarata e Ademit:
“Duhet mbështetur sezoni i mbarë turistik. Mos ketë vendime arbitrare për sezonin turistik. Mos ketë ndërhyrje që dëmtojnë sezonin turistik.
Mos ketë ndërhyrje që dëmtojnë sezonin turistik. S’duhet bërë asgjë që prish imazhin e sezonit. Në Velipojë, jo situatë e përkeqësuar për ndërtimet. S’kemi ndërtime pa leje në bregdetin e Velipojës”, ka deklaruar Ademi.
Diskutime rreth kësaj post