Erald Çinari largohet përfundimisht nga Partizani. 24-vjeçari shkodran bëhet shqiptari i radhës që transferohet në kampionatin turk. Në fakt ai do të jetë pjesë e Samsunspor që nuk militon në Superligë, por një kategori më poshtë në Ligën 1.
Çinari e ka filluar karrierën tek Vllaznia ku ka luajtur deri në vitin 2018. Më pas ai u transferua tek Partizani me të cilin ka bërë 3 sezone fantastike.
Për herë të parë ai provon një eksperiencë të re jashtë vendit teksa si i ri është ftuar edhe nga kombëtarja u-19 apo u-21.
Diskutime rreth kësaj post