Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj është kundër idesë për mos hyrjen në Kuvend në legjislaturën e ardhshme. Sipas Gjekmarkajt, deputetët e opozitës nuk duhet t’i lenë bosh karriget në Kuvend, teksa shtoi se çdo rrugë tjetër, do të ishte asgjësim i pluralizmit.
Ndër të tjera, Gjekmarkaj u shpreh i bindur se edhe kryedemokrati Lulzim Basha nuk do të pranojë asnjë rrugë tjetër, përveç marrjes së mandateve dhe futjes në Kuvend.
Deklarata e Gjekmarkajt:
“Nuk duhet bojkotuar Kuvendi se nuk duhet lënë bosh ai vend atje dhe nuk duhet dhënë asnjë minutë kohë për t’i nxitur shqiptarët. Çdo rrugë tjetër është asgjësim i pluralizmit, nënshtrim dhe unë nuk kam ndërmend ta pranoj dhe kam bindjen se Basha apo PD nuk do pranojë ndonjë rrugë tjetër”, tha Gjekmarkaj.
Diskutime rreth kësaj post