Analisti Andi Bushati lidhur me zgjedhjet e ardhshme në PD, tha se Basha duhet të ikë, pasi është një lider pa kurs dhe pa një linjë të caktuar. Për Bushatin nëse sot thua diçka dhe nesër vepron ndryshe, paguan çmimin për këtë mos-qëndrueshmëri politike.
Deklarata e Bushatit:
“Njeri që s’ka kurs nuk ka se si ndryshon. Ne dhe para dhe pas zgjedhjeve nuk e dimë trajektoren e Bashës. Të gjithë e dinë që ishte masakër zgjedhore. Por duhet të flasim cili është roli i opozitës dhe i Bashës. Basha them unë duhet të iki, jo se iu vodhën zgjedhjet, por se si e ka drejtuar PD. Kur bëri mirë? Kur dogji mandatet apo kur hyri në zgjedhje si cjapi te kasapi? Apo kur nuk hyri te zgjedhjet e 2019 dhe më pas u zbyth nga një telefonatë e Palmerit.
Pra njeriu mban një linjë një kurs, ky nuk e mban. Mund të jem liberal dhe radikal, mund të hyj në zgjedhje, por mund të mos hyj. I dogje mandatet, por me një ide që të nxjerrësh diçka në dritë. Po drejtove pa strategji, paguan çmimin e zgjedhjeve që ke bërë. Kush bëhet nga nata në ditë dhe nga dita në natë, dhe do të qëndrojë në krye, nuk kemi demokraci këtu”, tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post