Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar si “të mirë” takimin me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.
Vuçiç është shprehur optimist për vazhdimin e dialogut me Kosovën, duke besuar në arritjen e një kompromisi mes dy vendeve, raportojnë mediet në Kosovë.
Deklarata e Vuçiç:
“Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Së shpejti vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe besoj në një mundësi për arritje të një zgjidhjeje kompromisi”, ka shkruar Vuçiç në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post