Eden Hazard mund të rikthehet tek Chelsea një ditë, por jo këtë verë. Belgu refuzoi të uronte ish-ekipin e tij për fitimin e Champions League edhe pse në gjysmëfinalen e luajtur në Londër ai dukej shumë i lumtur. Trajneri i ri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka deklaruar qartë se ky mund të jetë sezoni i Hazardit, duke shfaqur dëshirën për ta mbajtur belgun.
Hazard ka pësuar 12 dëmtime tek Real Madrid dhe prej largimit nga Chelsea në 2019 e ka humbur shkëlqimin si sulmues. Ai ka premtuar se një ditë do të kthehet në ‘Stamford Bridge’. Fansat e Chelsea-s në masë kanë shprehur hapur dëshirën për të rikthyer Hazardin në Londër, por tashmë belgu është 30 vjeç ndërsa ‘Blutë’ kanë një ekip të rinjsh që këtë vit arritën me sukses të fitojnë Champions League.
Diskutime rreth kësaj post