Romelu Lukaku nuk do të largohet nga Inter. Tashmë zikaltërit janë të qetë pasi edhe për një sezon bomberi belg do të jetë në ‘’Giusseppe Meazza’’.
‘’Do të qëndroj. Ndihem mirë këtu’’,- ka thënë Lukaku.
Pas fitimit të Seria A, disa oferta të mëdha u përfolën se do të vinin në drejtim të sulmuesit belg, por duket se Lukaku e ka vulosur tashmë të ardhmen dhe do të jetë pjesë e Interit të ri me Simone Inzaghin trajner. Lukaku ka konfirmuar se ka folur me Inzaghin dhe thotë se pati një bisedë të mirë me trajnerin e ri.
Diskutime rreth kësaj post