Deputetja e zgjedhur Grida Duma ‘i ka dalë për zot’ kryedemokratit Lulzim Basha. E ftuar në “Top Talk”, Duma u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja nëse i kishte ngelur në mendje ndonjë fjalë e Bashës, sepse ai vetë nuk ishte mrekulluar ndonjëherë. Duma tha se Basha nuk ka nevojë të thotë asgjë, pasi ai është ‘acting’ gjithmonë, në veprim.
Pjesë nga biseda:
Grida Duma: Sulmet minimaliste të karakterit personal duhet të zhduken, duhet të kemi të nivelit programor.
Denis Dyrnjaja: Fatbardh Kadilli ka një program që mua realish më pëlqen, më impresionon, nuk shoh sulme personale tek ai, të them të drejtën, komenti im nëse ma lejon.
Grida Duma: Unë program nuk kam dëgjuar.
Denis Dyrnjaja: Unë disa teza i kam dëgjuar dhe pëlqyer, me ëndje…dhe Basha për tetë vjet s’na ka thënë ndonjë gjë që të na mrekullojë të themi të drejtën. Të ka ngelur gjë në mendje ty nga Basha përshembull..?
Grida Duma: Basha nuk ka nevojë të thotë asgjë, ai është ‘acting’, është gjithmonë në veprim.
Denis Dyrnjaja: Thjesht u gjend aty dhe…
Grida Duma: Ka bërë hapje të partisë, në vitin 2017.
Denis Dyrnjaja: Janë larguar më shumë se sa kanë ardhur.
Grida Duma: Në politikë do ketë gjithmonë largime…
Diskutime rreth kësaj post