Anxhela Peristeri arriti të prekte skenën e madhe të “Eurovision-it”, e cila është ëndrra e çdo këngëtari që synon të bëjë karrierë, siç ajo vetë është shprehur.
Pas gjithë këtij suksesi, një ndër kuriozitetet më të mëdha të njerëzve është: Çfarë po ndodh me jetën private të këngëtares shqiptare?
E ftuar tek “Tempora”, Anxhela i është përgjigjur me lezet pyetjes pikante nëse ka ndonjë “shok” në jetë.
“Në Greqi jo, në Shqipëri ndoshta. Ndoshta do të thotë që ndoshta ekziston dhe nuk dua ta them, ose ndoshta nuk ekziston edhe bëj kot sikur ekziston”, – u përgjigj Anxhela duke mos dhënë një përgjigje konkrete.
Një tjetër temë që u prek ishte fakti se sërish ndaj saj u ngritën akuza se kishte tradhtuar atdheun. Pas përfaqësimit të Shqipërisë në festivalin e madh, Anxhela tha se kishte shumë grekë që shfaqën interes të madh ndaj saj, por nga ana tjetër, edhe disa shqiptarë e konsideruan tradhtare.
“Ishte një interes shumë i madh, nuk e prisja. Ngaqë unë jam greqisht folëse, nga mbiemri im kanë menduar se mund të jem greke. Unë kam një prejardhje shumë të largët nga gjyshi po unë kam lindur këtu dhe rritur këtu.
Sa herë që një person shkëlqen, thonë është ashtu, është kështu. Më kanë pyetur në intervista se përse mbiemri jot është grek. ‘Peristeri’ në greqisht do të thotë ‘pëllumb’. Unë pata shumë luftë dhe nga shqiptarët për këtë gjë, që thoshin ke tradhtuar atdheun”, – tha Peristeri.
Diskutime rreth kësaj post