Ervin Salianji i cili fitoi mandatin e deputetit në Korçë në zgjedhjet e 25 prillit, ironizoi sot në emisionin ‘Breaking’ kandidatët rivalë të Lulzim Bashës për kreun e PD-së.
“Unë nuk di se sa të rëndësishëm janë këta ku nuk ftojnë deputetë deputetët e partisë demokratike. Kandidatët për kryetar partie, nuk na kanë ftuar ne deputetët e zgjedhur në fushatë kur shkojnë në zonat e zgjedhura. Kandidatë për kryetar partie që nuk mbledhin njërës as për të zgjedhur një kryeplak fshati apo të një grup seksioni të parties demokratike.”, – tha ai.
Salianji shkoi dhe më tej duke u shprehur se, sulmi verbal ndaj PD dhe kreut Lulzim Bashës është më i madh sesa ndaj Edi Ramës dhe PS.
“Ata e bëjnë garën për të shkaktuar një përçarje jo se kanë një vizion si politikanë karriere. Sulmi verbal ndaj PD dhe kreut të Lulzim Bashës më shumë se ndaj Edi Ramës dhe PS. Ata kaluan çdo përgjegjësi dhe ju vërsulën partisë demokratike, ajo që unë nuk bie dakord nëse shan”, – u shpreh Salianji.
Diskutime rreth kësaj post