Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet sot në orën 17:30, online. Mbledhja e Asamblesë vjen pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku pritet që strukturat vendore të PS të hyjnë në një proces zgjedhor të brendshëm, pasi synohet që të evidentohen ata që punuan për partinë dhe ata që nuk e çuan deri në fund misionin e tyre.
Por një lëvizje e papritur ka ardhur nga kryeministri Edi Rama nuk do të jetë pjesë e Asamblesë së PS-së që pritet të mbahet pasditen e sotme, online, pasi është nisur drejt Turqisë.
Rama së bashku me disa ministra do të udhëtojnë drejt Turqisë për një vizitë zyrtare, e para pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Nga ana tjetër mësohet se do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla që do e drejtojë mbledhjen e Asamblesë sot në PS.
Diskutime rreth kësaj post